Policia arreston 21 persona brenda një dite

Kronikë e zezë

Policia arreston 21 persona brenda një dite

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:25
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë arrestuar 21 persona.

Siç njofton policia 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i tyre është bërë për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, grabitje, falsifikim i parasë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, sipas të dhënave nga Policia në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 24 prej tyre me persona të lënduar kurse 38 tjerë me dëme materiale.

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 2 mijë e 285 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Kurse 271 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat