Gjenden 500 euro të falsifikuara në Prishtinë

Kronikë

Gjenden 500 euro të falsifikuara në Prishtinë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:12
500 euro

Në një pikë të karburanteve në Prishtinë është gjetur një kartëmonedhë 500 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Policia ka njoftuar se menagjeri i një pike të derivateve ka raportuar në policia se pas numërimit të parave e kanë vërejtur këtë kartëmonedhë.

Policia është duke u hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i një pike të karburanteve ka raportuar se gjatë numërimit të parave të mbledhura nga punëtorët e pompës gjatë shitjes së derivateve kishte vërejte se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë. Rasti nën hetime” ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat