Vdes një foshnje në Skenderaj, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vdes një foshnje në Skenderaj, policia nis hetimet

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 09:13
Ilustrim

Një foshnje ka vdekur dje në Skenderaj.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Sipas njoftimit vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat