Sekuestrohen substanca narkotike në Pejë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen substanca narkotike në Pejë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ka sekuestruar 350.6 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në qytetin e Pejës.

E me këtë rast sipas policisë janë arrestuar dy persona. Pas kësaj me vendim të prokurorit këta dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 350.6 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat