Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë Kuçovën në mes të natës

Kronikë e zezë

Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë Kuçovën në mes të natës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:55
Ilustrim

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat

Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Në vijim u procedua dhe një shtetas tjetër pasi shërbimet e policisë i gjetën në banesë një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA”, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, proceduan penalisht shtetasin K.L., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishek luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Vijon….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat