Arrestohen dy dyshuar për tentim grabitje të armatosur

Kronikë e zezë

Arrestohen dy dyshuar për tentim grabitje të armatosur

Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:41
Arma e gjetur

Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën "Tahir Zemaj", në Fushë Kosovë.

Dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës.

Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit TT.

Personat e arrestuar A.A. (18) dhe U.A. (20), shtetas të Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat