​Një i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

Kronikë e zezë

​Një i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

Më: 9 mars 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një person është plagosur nën rrethana ende të pasqaruara sonte në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, ndërkohë që lidhur me rastin është arrestuar një person.

Zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, tha për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ndërkohë që policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat