Gjendet i vdekur një burrë nga Graqanica

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë nga Graqanica

Më: 12 mars 2022 Në ora: 08:50
Ilustrim

Policia ka njoftuar se një burrë nga Graqanica është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Graqanicë 11.03.2022 – 14:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në venin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet ndër të tjera në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat