Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 08:56
Ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 07:30, kanë pranuar informatën për një incident zjarri ku është djegur një veturë.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti nga stacioni Jugu në Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat