Hajnat vjedhin stoli ari në Ferizaj, raportohet për të shtëna me armë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin stoli ari në Ferizaj, raportohet për të shtëna me armë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një person nga Ferizaj kishte raportuar në polici se dy persona të tjerë kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pabanuar.

Sipas policisë hajnat aty kanë vjedhur stoli ari, dhe pasi kishin tentuar të largohen nga shtëpia, viktima kishte bërtitur me zë të lartë, ku pastaj të njëjtit kishin shtënë më armë zjarri dhe policia kishte gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar dhe ky rast është nën hetime.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se dy persona kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pa banuar, nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe duke u larguar pasi viktima kishte bërtitur me zë, ata kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat