Sekuestrohet një sasi e madhe municionesh në një lokal në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një sasi e madhe municionesh në një lokal në Prishtinë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion në një lokal dhe në një shtëpi në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë.

Sipas policisë gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe një sasi e municioneve.

“Sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë , me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli”  në Prishtinë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e municionit: njëqind e tridhjetë e tetë (138) copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA. Njëqind e dy (102) copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA.

Treqind e tridhjetë (330) copë fishekë me gaz. Pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm. Pesëdhjetë e pesë (55) copë fishekë të kalibrit 9mm . Tridhjetë e shtatë (37) copë fishekë (nuk dihet kalibri).Katër (4) paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore. Gjashtë (6) brusha për pastrimin e armëve të zjarrit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat