Xhaxha e nip shisnin kokainë në Kamzë, 50 euro doza, pranga dhe bashkëpunëtorit

Kronikë e zezë

Xhaxha e nip shisnin kokainë në Kamzë, 50 euro doza, pranga dhe bashkëpunëtorit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:51
Pamje nga aksioni

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj për shitje të lëndëve narkotike të forta, të llojit kokainë.

Blutë vunë në pranga shtetasit Luftar B., 47 vjeç, Renardo B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe Mariglen L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

Shtetasi Luftar B., së bashku me nipin e tij, shtetasin Renardo B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin Mariglen L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Renardo B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 213 gramë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat