Arrestohet një i mitur në Prishtinë, rrahu fizikisht babain e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, rrahu fizikisht babain e tij

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë, ku një i mitur ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Gjithashtu, i mituri ka sulmuar edhe vëllain e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje (me babain) ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -vëllain tij po ashtu i mitur, i cili kishte ndërhyrë për të penguar sulmin ndaj babait të tyre”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat