Shpërdorim i pasurisë së huaj, veturën që e mori me qira ia marrin shokët

Kronikë e zezë

Shpërdorim i pasurisë së huaj, veturën që e mori me qira ia marrin shokët

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Pejë, ku një person pasi kishte marr një veturë me qira, ia kanë marr shokët dhe nuk është në dijeni për vendndodhjen e veturës.

Rasti ka ndodhur më 12 mars në orën 16:50.

“Më 18.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që veturën me targa vendore të cilën e kishte marrë me qira nga viktima, i dyshuari thotë se ia kanë marr shokët dhe nuk din për vend ndodhjen e veturës”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat