Konfiskohet rreth gjysmë kilogrami drogë në Çagllavicë, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Konfiskohet rreth gjysmë kilogrami drogë në Çagllavicë, dy të arrestuar

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:58
Droga

Mbrëmë (e premte), rreth orës 21:50 në Çagllavicë të Prishtinës, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike (486 gram).

Substanca narkotike e llojit marihuanë ishte pronë e dy shtetasve të Kosovës të cilët edhe janë arrestuar.

Me këtë rast policia pos sasisë së drogës, si prova materiale ka gjetur dhe sekuestruar edhe tri peshore digjitale, një pushkë ajrore, 56 copë fishekë  të kalibrave të ndryshëm, katër vula për etiketimin e ekstazisë, 324.20 € para dhe katër telefona.

“Me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Në raportin 24 orësh të policisë poashtu njoftohet se substance narkotike janë gjetur edhe në dy raste tjera të ndara në Prishtinë, ku të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedura të rregullta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat