​Konfiskohen 2 mijë kg mjaltë kontrabandë në Debellde

Kronikë e zezë

​Konfiskohen 2 mijë kg mjaltë kontrabandë në Debellde

Më: 20 mars 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, sot rreth orës 11:30 ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur një furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 kg mjaltë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Maqedonia Veriore në Kosovë.

Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arritur të ikën, ndërsa automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ndërsa automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat