​Ndërronte banderolat e barnave, arrestohet pronari i një barnatoreje

Kronikë e zezë

​Ndërronte banderolat e barnave, arrestohet pronari i një barnatoreje

Më: 21 mars 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot ka arrestuar personin me iniciale A. V., pronar i një barnatoreje.

Ai ka shitur produkte medicinale të dyshuara si të kontrabanduara, duke iu vendosur banderola të Kosovës kinse ato janë të rregullta.

I dyshuari ka përfituar materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke i rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm.

Personi i arrestuar është intervistuar dhe në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat