​Kërkohet paraburgim kundër shtetasit turk për rastin e laboratorit të drogës në Suharekë

Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim kundër shtetasit turk për rastin e laboratorit të drogës në Suharekë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit F.U., shtetas i Turqisë, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden në ndalim 48 orësh nga data 21.03.2022.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.U., nga data e pavërtetuar e deri më 16.02.2022, në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë A.R., E.M., F.M., E.D., M.V., dhe A.M., kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në Shirokë të Suharekës.

Më datë 16.02.2022, rreth orës 14:15, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objekt është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg marihuanë dhe 2059 vazo të mbjella me kanabis sativa.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Po ashtu, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje, substancën marihuanë, të shpallur me ligj si narkotik, të cilat i ka siguruar nga kultivimi i bimës narkotike, e të cilën e ka ofruar për shitje apo shpërndarje personave të tjerë tani për tani të paidentifikuar.

Në këtë mënyrë, ai ka kryer vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat