Gjenden dy persona të vdekur, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjenden dy persona të vdekur, Policia jep detaje

Më: 26 mars 2022 Në ora: 08:47
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, e tjetri në Drenas.

Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“ Rr.Tring Ismajli, Prishtinë,  25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raporin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat