Policia e arreston të miturin pasi iu gjet një revole, prokurori e liron në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Policia e arreston të miturin pasi iu gjet një revole, prokurori e liron në procedurë të rregullt

Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:04
Ilustrim

Është arrestuar një i mitur nga Gjakova, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ky është rasti i tretë brenda një jave që Policia e Kosovës gjejnë armë tek të miturit në Gjakovë.

“Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë, 25.03.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat