Përfshihen nga zjarri 50 hektarë pyll në Novobërdë

Kronikë

Përfshihen nga zjarri 50 hektarë pyll në Novobërdë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Janë përfshirë nga zjarri 50 hektarë pyll, në fshatin Prekoc të komunës së Novoberdës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ekipi i zjarrfikësve kishte arritur ta lokalizojë zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar nga ky zjarr.

“Raportohet se janë përfshi nga zjarri rreth 50 hektar pyll pronë private dhe shtetërore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat