Arrestohen katër persona për organizim të lojërave të fatit

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për organizim të lojërave të fatit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Gushtericë e Poshtme e Graçanicës, pasi dyshohet se kishin organizuar lojëra të paligjshme të fatit.

“Nga njësitë policore në një shtëpi të pabanuar janë hasur 10 të dyshuar meshkuj kosovar, duke luajtur lojëra të paligjshme të fatit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit arrestohen dhe dërgohen në mbajtje ndërsa gjashtë të dyshuarit tjerë pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat