Këmbësorja goditet nga vetura në Vushtrri

Kronikë e zezë

Këmbësorja goditet nga vetura në Vushtrri

Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Një grua, kalimtare është goditur nga një veturë në lëvizje këtë të diel në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, asaj i është dhënë ndihma e parë.

Në vendin e aksidentit kanë dalur edhe policia dhe po merren me rastin.

Viktima është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor, ndërsa ende nuk dihet lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Media ka provuar të flasë me policinë për rastin në fjalë, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat