U lënduan teksa udhëtonin me traktor në pyll, përfundojnë në QKUK

Kronikë e zezë

U lënduan teksa udhëtonin me traktor në pyll, përfundojnë në QKUK

Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:48
QKUK

Dy persona gjatë ditës së djeshme në Skenderaj kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në këtë qytet.

Sipas policisë ata dyshohet se janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll.

Viktimat siç bëhet e ditur janë dërguar në QKUK.

“Raportohet se në shtëpinë e shëndetit, Skenderaj dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dyshohet se viktimat janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll. Viktimat pas trajtimit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK, Prishtinë”, njofton Policia.

Rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat