Vetura godet katër këmbësore përballë Mensës së Studentëve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet katër këmbësore përballë Mensës së Studentëve në Prishtinë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites përballë Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat