Ndjekja policeske tek Astiri. Sekuestrohet makina ML, ka shenja plumbi e xhama të thyer

Kronikë e zezë

Ndjekja policeske tek Astiri. Sekuestrohet makina ML, ka shenja plumbi e xhama të thyer

Më: 1 prill 2022 Në ora: 07:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Burimet bëjnë me dije se ka pasur një ndjekje nga policia të makinës tip ML që po lëvizte në autostradë ku dhe ka pasur të shtëna me armë.

Ndjekja ka vijuar deri në “Astir” ku mesaduket personat në kërkim kanë braktisur makinën dhe janë larguar me vrap në drejtim të paditur duke përfituar dhe nga errësira.

Për më shumë se një orë policia blindoi mësyu Astirin në kërkim të personave në makinë që mendohet që kanë qenë dy, një i mitur dhe një tjetër në moshë madhore.  

Në pjesën e pasme të makinës që mendohet se ka qenë e autorëve duket dhe shenja e plumbit dhe xhami i pasëm është i thyer. 

Policia ka ushtruar kontrolle në servise dhe në lokalet e zonës.

Sipas burimeve mjeti ishte marrë me qira.  Policia po vijon punën me kontrollet, mbledhjen e provave në vendngjarje,

Rreth orës 00:53 minuta policia mori makinën me karrotrec për ta sekuestruar si provë materiale. Pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat