Aheng në Vushtrri, policia sekuestron një armë

Kronikë e zezë

Aheng në Vushtrri, policia sekuestron një armë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 08:48
Ilustrim

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Gjatë një ahengu familjar një 56 vjeçar ka shtënë me armë, me ç’rast i është sekuestruar arma dhe është intervistuar nga policia.

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar në cilësi të provës materiale fillimisht është gjetur një gëzhojë, ndërsa nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë e llojit pistoletë”.

“Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar: M. S., 56 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, teksa mbi 56 vjeçarin është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat