Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, në tri raste burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave, për çka edhe janë arrestuar.

Ndërkohë, në rastin tjetër, babai ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Prishtinë 04.04.2022 – 14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 04.04.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij (vajza e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 04.04.2022 – 16:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij, viktimës mashkull kosovar, i mitur. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 04.04.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat