​Arrestohet një i dyshuar për inskenim të vjedhjes në Raushiq të Pejës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për inskenim të vjedhjes në Raushiq të Pejës

Më: 6 prill 2022 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë sot ka arrestuar personin me inicialet I. K. (1991), nën dyshimet se ka inskenuar veprat penale lëndim i lehtë trupor, vjedhje në tentativë dhe zjarrvënie.

Stacioni Policor në Pejë, më datën 06.04.2022, rreth orës 00:10, ka pranuar informacion nga viktima se në Raushiq-Pejë, tre persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij i cili jeton në botën e jashtme.

Sipas viktimës, ai kishte dëgjuar disa krisma dhe se është takuar me të dyshuarit me të cilët është përleshur.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka vërejtur se nga brendësia e shtëpisë po dilte tym, për çka është njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy pika të hyrjes në shtëpi ishin thyer dritaret.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit 48-orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat