​Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet një pistoletë

Kronikë e zezë

​Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet një pistoletë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një person është gjetur të enjten pa shenja jete në Prishtinë e që policia po e cilëson vdekje të dyshimtë.

Policia njofton se në afërsi ku edhe është gjetur trupi i viktimës, është gjetur një pistoletë me tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, dhe rasti po hetohet.

“Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat