Tri gra e një burrë shkojnë në paraburgim për prostitucion në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tri gra e një burrë shkojnë në paraburgim për prostitucion në Prishtinë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të katër të pandehurve  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të dy banesave në Prishtinë, kishte arrestuar katër persona, të dyshuar për trafikim me njerëz dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas policisë katër të arrestuarit, tri femra dhe një mashkull, të moshave nga 21 – 42 vjeç, dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat