Ia vjedhin çantën me plot para dhe dokumente personale, e kishte lënë në veturë

Kronikë e zezë

Ia vjedhin çantën me plot para dhe dokumente personale, e kishte lënë në veturë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 08:56
Ilustrim

Një burrë ka raportuar se në Veternik dikush ia ka vjedhur nga vetyra çantën, në të cilën i kishte dokumentet personale dhe 8 mijë euro para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i pa njohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë (8000) € para të gatshme.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”,, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat