Grabitje në Drenas, e futën në veturë dhe e rrahën

Kronikë e zezë

Grabitje në Drenas, e futën në veturë dhe e rrahën

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Drenas.

Viktima mashkull ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat