​Merakli të marihuanës, arrestohen 9 persona

Kronikë e zezë

​Merakli të marihuanës, arrestohen 9 persona

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Nnënë perosna janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, pasi gjatë kontrollit iu është gjetur marihuanë.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Një i dyshuar është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 2.25 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Pejë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike marihuanë dhe një mulli për bluarjen e saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Tre të dyshuar janë arrestuar edhe në Malishevë, pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin ata janë gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon dhe një elektroshok dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat