​Grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një pompë derivatesh është grabitur sonte në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar”, tha Ahmeti.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat