I kishte borxh 130 euro në market, shkoi i pagoi me para false

Kronikë e zezë

I kishte borxh 130 euro në market, shkoi i pagoi me para false

Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte paguar një borxh prej 130 eurove me para të falsifikuara, në një market në Prishtinë.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, kartëmonedha në vlerë 500 euro kishte qenë e falsifikuar – me të cilën i dyshuari e kishte paguar borxhin që e posedonte në market.

Pas arrestimit,me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 08.04.2022 – 17:00-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një klient i dyqanit të saj i kishte kthyer një borxh prej 130 €, të cilin e kishte bërë me një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat