Flasin nga Policia e Kosovës për vdekjen e një personi në Obiliq

Kronikë e zezë

Flasin nga Policia e Kosovës për vdekjen e një personi në Obiliq

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Obiliqi viktima është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në ora 10:30.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Vdekja e viktimës B.D. mashkull 59 vjeç, është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen”, ka thënë Ahmeti.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Sylaj, ka thënë se vdekja e 59-vjeçarit ka ardhur si pasojë e disa plagëve në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat