Arrestohet pejani, sulmoi policët nën ndikimin e alkoolit

Kronikë e zezë

Arrestohet pejani, sulmoi policët nën ndikimin e alkoolit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një person në qytetin e Pejës është arrestuar, nën akuzat se i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas prindit të tij njëra prej veturave ishte pronë e vetë ankuesit dhe tjetra e prindit të tij.

Pas shoqërimit për në stacionin e policisë i dyshuari i kishte fyer e madje edhe i kishte sulmuar zyrtarët policor.

I njëjti me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborr të shtëpisë, qe sipas ankuesit (prindi i të dyshuarit) njëra veturë ishte pronë e ankuesit, tjetra e prindit të tij. Pas shoqërimit të dyshuarit në stacion të policisë i dyshuari i kishte fyer dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat