Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet gjakovari

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, ku sipas policisë i njëjti dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij.

Sipas policisë gjatë kontrollit ne po të njëjtin lokal janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit dhe 6 aparat APEX.

Me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar lojëra te fatit. Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar  si prova materiale gjashtë (6) aparate APEX. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat