Gjendet pa shenja jete një foshnje në Podujevë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Podujevë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në   ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat