Tiranë, ushtronte lojëra fati përmes telefonit, prangoset 35-vjeçari

Kronikë e zezë

Tiranë, ushtronte lojëra fati përmes telefonit, prangoset 35-vjeçari

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:06
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vijuar me operacionin e  koduar "Fati i lojërave" për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Në këtë operacion është arrestuar në flagrancë një person 35-vjeçar që ushtronte këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, 35-vjeçarit i është sekuestruar edhe një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: D. B., 35 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave". Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën "Enriko Telini". Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit." - bën me dije policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe "Fshehja e të ardhurave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat