Plaçkitje e rëndë në vakt të iftarit: Prizrenasit “i avullohen” mijëra euro ari, qindra euro para të gatshme brenda minutave

Kronikë e zezë

Plaçkitje e rëndë në vakt të iftarit: Prizrenasit “i avullohen” mijëra euro ari, qindra euro para të gatshme brenda minutave

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:48
Ilustrim

Për një vjedhje të rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes të së premtes në Policinë e Prizrenit, ku thuhet se është plëciktur një shtëpi në fshatin Gjonaj të këtij qyteti.

Sipas informacioneve bëhët e ditur pronari i shtëpisë ka deklaruar se se vjedhja ndodhi derisa nuk kanë qenë prezent në shtëpi.

Ai i ka thënë Policisë se, nga shtëpia e tij janë vjedhur ari në vlerë të mbi 8 mijë eurove,, 600 euro para të gatshme, syze dielli dhe ora dore me vlerë 800 euro.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë së Prizrenit Vezel Gashi ka thënë për Insajderin se, në lidhje me këtë rast deri më tani nuk kemi intervistuar aaskën dhe nuk ka asnjë të dyshuar

Ndërkohë, rasti në Polici është ende në hetime.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat