Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më: 27 prill 2022 Në ora: 17:54
Ilustrim

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:20 kanë arrestuar në Vatë të Kaçanikut personin me inicialet L.GJ. (21).

Njoftimi:

"Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje e pyjeve me dënim burgimi prej 10 ditëve.

Policia të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat