Arrestohet arsimtari i dyshuar për pedofili në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet arsimtari i dyshuar për pedofili në Prizren

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Policia në Prizren ka arritur që të arrestoj, F.K, arsimtarin 76-vjeçar nga Prizreni i cili është i dyshuar për pedofili.

I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, njofton Klankosova.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

I dyshuari është arrestuar sot në Prizren, gjithçka ka qenë në koordinim me Prokurorinë dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat