Vidhet ari në vlerë mbi 1,500 euro në Prizren

Kronikë e zezë

Vidhet ari në vlerë mbi 1,500 euro në Prizren

Më: 30 prill 2022 Në ora: 09:15
Ilustrim

Policia ka njoftuar se janë arrestuar një burrë dhe një grua, të dy kosovarë, në Prizren, pasi dyshohet se kanë vjedhur në një lokal ari me vlerë mbi 1,500 euro.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të dyshuarit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që nga lokali i viktimës femër kosovare, kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 1539 euro.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat