Aksident në Gjakovë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, lëndohen tre persona

Më: 2 maj 2022 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Tre persona, dy femra dhe një mashkull kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lentime trupore kanë pësuar dhe tre viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë. Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor dhe se për shkak të natyrës së lëndimeve viktima mashkull  kosovar është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin Rajonal Gjakovë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat