Vjedhi 8 euro në xhami, arrestohet në Gjilan shtetasi i Serbisë

Kronikë e zezë

Vjedhi 8 euro në xhami, arrestohet në Gjilan shtetasi i Serbisë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Është arrestuar në Gjilan shtetasi i Serbisë, pasi ka vjedhur 8 euro në xhami.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat