Arrestohen dy persona në Malishevë, po luanin bastore në lokalin e tyre

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Malishevë, po luanin bastore në lokalin e tyre

Më: 8 maj 2022 Në ora: 09:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Malishevë, pasi që të njëjtit, në lokalin e tyre janë takuar duke zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të basteve sportive.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuari janë konfiskuar tre telefona mobil.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa i dyshuari i dytë është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat