​Arrestohet një person për sulm ndaj policëve në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për sulm ndaj policëve në Kaçanik

Më: 9 maj 2022 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Policia në Kaçanik sot rreth orës 15:20 në Biçec kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H. (33), i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smrekovnicës.

Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policorë, duke iu shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat