Aksident mes traktorit dhe veturës në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident mes traktorit dhe veturës në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Deçan-Gjakovë, konkretisht në fshatin Drenoc, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, në rrugën Deçan – Gjakovë ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe veture. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njëri nga ta është pak më rëndë, por sipas mjekut kujdestar për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e nevojshme policore të cilët janë duke kryer hetimet e mëtutjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat